Per cfare sherben fajli *.pro?
-
Kam pare qe zakonisht shtohet rreshti (pershembull)
QT += widgets
Eshte kjo e njejte me
@#include <QtWidgets>
?Pyetje tjeter:
Kur perdor Qt Designer krijohet nje fajl *.ui qe permban GUI-n e
projektit dhe po ta hapesh me text editor shfaqet nje skript XML. Si shnderrohet ky skript ne kod c++ qe ta perdor ne program? -
Pershendetje,
Pytja e parë:
@QT += widgets network xml declarative@Është deklarim se cilat Qt module don me i përdorë, tu e marë parasysh që Qt ka disa module, mundesh me kriju vetem CLI (Command Line Interface) aplikacione me modul për rrjeta edhe threads, pa GUI, mandej kur te lanson aplikacionin vetëm ato module i paketon në setup (ose si vartësi [dependencies] në ndonjë .deb paketë), pra këtu tregon se qfarë module dëshiron ti përdorë. Sa i perket rreshtit:
@#include <QtWidgets>@
Kur një librari lansohet (si .dll apo .so apo .a) neve si zhvillues na duhen header files për të pasur mundësi ti referencohemi funksioneve apo klasave ne to, pra libraritë pa header files nuk kan kuptim për arsye se nuk ki qysh me i thirrë funksionet, po flasim për librari të para-kompajlluara si Qt apo librari tjera në C dhe C++, kur nuk e ke komplet kodin burimor, nëse e ke kodin burimor atëherë e referencon komplet kodin. Kurse sintaksa < dhe > tregon që libraria është në "system path".
Sa i perket pyetjes së dytë:
uic (user interface compiler) e përkthen .ui XML kodin në header/source skedarë që i duhet për të nisë, këtu përfshihen të gjitha signalët e slotët që i ke definu në .ui skedar, dmth mundesh me shkru edhe vet XML-in edhe me thirr manualisht uic kompajllerin (është CLI vegël).